image Greqia e bën obligative mbajten e maskës nga nesër

Botë

Greqia e bën obligative mbajten e maskës nga nesër

news image

Greqia e ka bërë obligative mbajtjen e maskës si masë të re për të parandaluar rritjen e rasteve me COVID-19.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardhalias tha se prej ditës së nesërme do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në të gjitha dyqanet e vogla si p.sh., në furrat e bukës, në dyqanet e mishit, por edhe në të gjithë zyrat e administratës shtetërore dhe asaj publike.

Gjithashtu e detyrueshme do të jetë mbajtja e maskës për gjithë personelin e restoranteve../Gazeta Sinjali/