image Grenell tregon direktivat e Trumpit që mundësuan arritjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Kosovë

Nënshkrimi/ Grenell tregon direktivat e Trumpit që mundësuan arritjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

news image

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ia ka dhënë meritat direktivave të presidentit Donald Trump për tri marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai e ka shpërndarë reagimin e ambasadës amerikane në Berlin, e cila ka shkruar për “progresin historik ekonomik” të Kosovës dhe Serbisë.

“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonimike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1228285335416844288?s=20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot e kanë nënshkruar marrëveshjen për hekurudha dhe atë për autostrada.

Muajin e kaluar, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta Sinjali/