Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur historike dhe të bukur vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Përmes Twitterit, Grenelli ka shkruar se mezi pret të shkojë dhe ta shoh atë.
“Mezi pres ta shoh atë personalisht”, ka shkruar ai.
Të dielën është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Jerusalem. /Gazeta Sinjali/