Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, tani do të angazhohet për normalizimin e raporteve politike mes këtyre dy vendeve, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë deklaratë, Grenell e ka dhënë gjatë një debati që ka pasur me një organizatë të serbëve që jetojnë në SHBA.
“Së pari do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në Ballkanin Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike”, citohet të ketë thënë emisari amerikan.
Kujtojmë që më herët, Grenell kishte thënë se Amerika do të merret vetëm me problemet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Bashkimi Evropian do të merret me pjesën politike./Gazeta Sinjali/