Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas protestave të sotme të PSD-së, kundër shtrenjtimit të rrymës.
Grenell ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit ka refuzuar ndihmën e SHBA-së që Kosova të ketë gaz të pastër, gjë e cila do të ulte edhe çmimet.
“Qeveria aktuale e Albin Kurtit ka refuzuar ndihmën e SHBA-së për të sjellë gaz të pastër për njerëzit gjë e cila do të ulte në mënyrë dramatike çmimet. Populli duhet të jetë i zemëruar”, ka shkruar Grenell, në Twitter. /GazetaSinjali/