image Grenell në Serbi: Trump nuk lejon që të zvarritet marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi

Kosovë

Grenell në Serbi: Trump nuk lejon që të zvarritet marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi

news image

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi pas Prishtinës ka arritur për vizitë zyrtare në Beograd.

Më të arritur atje Grenell ka folur sa i përket dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ka potencuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që të zvarritet shumë gjatë procesi i arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell sipas mediumeve serbe ka pohuar se ka një afat të shkurtër brenda të cilit do të duhet të zgjidhet problemi shumë vjeçar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Njëjtë sikurse në Prishtinë, Grenell ka thënë se Serbia duhet të ndalë lobimin kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se taksa e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duhet të hiqet.

I pyetur nëse është optimist që një gjë e tillë mund të ndodhë, Grenell ka thënë se njerëzit e komunitetit të biznesit dhe qytetarët e zakonshëm janë duke pritur progres.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodh, por disa politikan janë bllokuar në mënyrën e tyre të vejtët të të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka. Le të hiqen taksa, dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë lobimin, kjo duhet të ndodh në të njëjtën kohë. Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë, njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”, ka thënë Grenell në Serbi./Gazeta Sinjali/