Përfaqësuesi Special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, e ka demantuar deklaratën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku thuhej se SHBA-të do ta vazhdonin ndihmën ekonomike ndaj Kosovës.
Grenell përmes një përgjigje drejtuar gazetarit, Berat Buzhala, ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ne ja kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për ta mbajtur pjesërisht tarifën është duke e dëmtuar ekonominë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i çojnë dëm ndihmat nëse liderët e Kosovës vazhdojnë të dëmtojnë njerëzit e vetë në këtë mënyrë”, ka shkruar Grenelli në rrjetin social Twitter.
Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ambasadori Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell nuk kanë deklaruar se do të ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për Kosovën./Gazeta Sinjali/