image Grenell aktiv në Twitter, kësaj radhe poston për fitoren e Trump kundër nazistëve

Botë

Reagim/ Grenell aktiv në Twitter, kësaj radhe poston për fitoren e Trump kundër nazistëve

news image

I dërguari special i SHBA-ve për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke treguar për fitoren e radhës të presidentit Donald Trump për heqjen e nazistëve gjermanë nga SHBA-ja pas një gjyqi dy ditorë në Memfis.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm dhe fitore e radhës të administratës së Trumpit kundër kolaboracionistëve nazistë”, ka shkruar Grenell, duke iu referuar departamentit të drejtësisë të shtetit amerikan.

Ndryshe, Grenell njihet për reagime të shpeshta përmes Twitterit, ku edhe është kritikuar për politikbërjen online./ Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1235614688651759618?s=20