Një grabitje ka ndodhur të hënën në orët e vona të mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se në fshatin Susica të Graçanicës një mashkull me nacionalitet serb është ankuar se katër persona të panjohur ia kanë hapur dyert e veturës dhe me forcë e kanë nxjerrë jashtë.
Ai gjithashtu ka thënë se të dyshuarit ia kanë grabitur një telefon, kartelën bankare, dokumentet personale të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë.