image "Grabitjet në Madrid kanë filluar të përsëriten", Valencia mund dënohet për postimin në Twitter - Sinjali

“Grabitjet në Madrid kanë filluar të përsëriten”, Valencia mund dënohet për postimin në Twitter

news image

“Grabitjet në Madrid kanë filluar të përsëriten”, është ky postimi që mund t’i kushtojë shumë Valencias.

Valencia mund të gjobitet për një postim në Twitter në llogarinë zyrtare të klubit gjatë humbjes së tyre ndaj Real Madridit të shtunën mbrëma.

Madridi kaloi në epërsi me një penallti të Karim Benzemas në pjesën parë, pasi Casemiro u gjykua se ishte faulluar në zonë nga Omar Alderete, megjithëse shumë – përfshirë menaxherin e mediave sociale të Valencias – menduan se vendimi ishte i butë.

Pas këtij momenti, Valencia publikoi “tweetin” e famshëm që mori 97 mijë like, ku thuhej se grabitja në Madrid vazhdon!

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) do të vlerësojë postimin në Twitter dhe nëse ata vendosin se duhet një dënim financiar, klubi mund të goditet me një gjobë që varion nga 600 deri në 3,000 euro, sipas Football Espana.

Në fund, Valencia nuk mund të kishte asnjë ankesë në rezultatin 4-1, pasi u mposht nga Madridi në pjesën e dytë. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin