Dje pas mesnate ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve në Prishtinë. Pas rastit, Policia ka arritur ta arrestojë personin që dyshohet se e kreu grabitjen.
Siç njofton Policia, ai dyshohet se i ka grabitur 400 euro nga punëtori i pompës, ndërsa pas hetimeve lidhur me raste tjera të grabitjeve janë arrestuar edhe dy të tjerë (njëri i mitur), shkruan Gazeta Sinjali.
“Prishtinë 06.08.2020 – 01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në pompën e derivateve nga punëtori viktima mashkull kosovar ka grabitur 400 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Pas hetimeve lidhur me disa raste të tjera të grabitjeve, janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (njëri i mitur)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Pas intervistimit, tre të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali