Një person gjatë ditës së djeshme ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy persona ia kanë marrë 50 euro me forcë si dhe çelësat e veturës së tij.
Dyshimet janë se motivi i grabitjes ka qenë një borxh që viktima ua kishte të dyshuarve.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë duke ecur këmbë, dy persona, njëri i njohur për ankuesin, me dhunë ia kishin grabitur 50 euro para dhe çelësat e veturës, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur. Dyshohet se motiv i grabitjes ishte një borxh i mëhershëm që viktima kishte ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/