image Grabitje në Podujevë, arrestohen tre persona

Siguri

Grabitje në Podujevë, arrestohen tre persona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00, dyshohet se ka ndodhur një grabitje në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, nga ky rast janë ngritur dyshime se grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët, kanë sulmuar fizikisht ankuesin dhe pasi i kanë grabitur një shumë parash dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Personat e arrestuar janë: Sh.S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Sh.S,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe M.S, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton Policia.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/