image Grabitje në një pompë të derivateve në Kaçanik

Siguri

Grabitje në një pompë të derivateve në Kaçanik

news image

Një grabitje ka ndodhur dje në një pompë të derivateve në Kaçanik, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, një person ka hyrë në pompën “I Petroll”, ku nën kërcënimin e armës ka arritur t’ia grabit punëtorit të pompës një shumë të parave.

Sipas të njëjtave burime, rastin në Polici e ka denoncuar punëtori i pompës, i cili ka thënë se personi i dyshuar e kërcënoi me thikë, ia mori paratë dhe iku.

Rasti është iniciuar në Polici si “grabitje”.

/GazetaSinjali/