Pas mesnatës së 1 gushtit, ka ndodhur një grabitje në qendrën tregtare “Grand Store” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Punëtorë të kësaj qendre kanë thënë për Sinjalin në kushte anonimiteti se grabitja është kryer nën kërcënimin e armës, nga katër persona, të cilët kanë qenë të maskuar.
Të njëjtit kanë njoftuar se hajnat dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë në këtë qendër tregtare.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00.
Lidhur me këtë rast, shkurt nga kjo qendër kanë thënë për Sinjalin se “jemi duke mbledhur informacione”.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.