Sot një këmbimore në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka qenë cak i një grabitje me thikë. Kështu ka njoftuar një sinjalizues i Gazetës Sinjali.
Sipas tij, personi që dyshohet se e ka kryer këtë vepër ka ikur nga vendi i ngjarjes.
E për ta kapur të dyshuarin, është mobilizuar Policia e Kosovës në të gjitha hyrjet dhe daljet e Prishtinës, madje disa zyrtarë policorë janë duke qëndruar në vendngjarje.
Siç njofton sinjalizuesi, për këtë është aktivizuar edhe “Unaza e Qeliktë”.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë në lidhje me rastin dhe ende është në pritje të konfirmimit zyrtar.