Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë më saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë bërë me dije se grabitja e armatosur ka ndodhur në pompën e derivateve “Shell”.
Të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, disa persona rreth orës tre të mëngjesit kanë arritur që ta grabisin këtë pikë të derivateve.
Nuk dihet ende saktë shuma e parave që kanë marrë grabitësit. Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, e cila pas pak pritet të jap detaje për rastin.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar edhe më tutje për këtë rast.