Një grabitje e armatosur ka ndodhur orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme në një qendër masazhi në Prishtinë.
Tre persona kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës se dy të maskuar nën kërcimin e armës kanë grabitur 110 euro si dhe dy telefona.
“Tre viktimat, dy meshkuj dhe një femër K-Shqiptare kanë raportuar se në një lokal të masazhit, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur dy telefona dhe 110 euro para të gatshme. Nuk raportohet për te lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/.