Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një pompë të dervitave në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugët “Isa Kastrati” rreth 5:00 të mëngjesit.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë, 01.11.2019-04:57. Dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë punëtorë në një pompë të derivateve, kanë njoftuar se dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënim të armës u kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/.