image Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj, punëtori raporton tmerrin në Polici

Kosovë

Vjedhje/ Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj, punëtori raporton tmerrin në Polici

news image

Një person i armatosur dje pas mesnate ka kryer grabitje në një pompë të derivateve në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Punëtori i pompës ka njoftuar se grabitësi i maskuar ka arritur t’ia marrë 1 mijë euro nën kërcënim të armës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas grabitjes, ai është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë.

Nuk është raportuar për të lënduar. /Gazeta Sinjali/