Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e 28 marsit, në një pompë të derivateve, në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se dy punëtorët e pompës të cilët e kanë denoncuar rastin në Polici, kanë deklaruar se dy të dyshuar, të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e marketit rreth 1 mijë e 125 euro.
Të njëjtit po ashtu kanë raportuar në Polici, se të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë në ajër me armë.
Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka filluar hetimet dhe rasti është hapur si “grabitje e armatosur”.