image Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë

Kosovë

S'ka të arrestuar/ Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë

news image

Dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë plaçkitur para në një pompë derivatesh.

Rasti ka ndodhur dje në Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Më pas, plaçkitësit me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.

Rastet e grabitjeve të armatosura janë shtuar në Kosovë. Para një muaji në Shtime ka mbetur i vrarë një person që dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi./Gazeta Sinjali/