image Grabitja me armë zjarri në 'Kosova A', KEK jep detaje

Kosovë

Siguri/ Grabitja me armë zjarri në ‘Kosova A’, KEK jep detaje

news image

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton se mbrëmë është sulmuar një zyrtar i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli, që merret me shitjen e thëngjillit – që operon në hyrje të TC Kosova A.

‘Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin, prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut’, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkohë sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve ia kanë grabitur 600 euro para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës një personi në Obiliq.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Gazeta Sinjali/