Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një grabitje në një barnatore në Prishtinë, nga një i dyshuar. Lidhur me këtë rast policia ka dhënë detaje të reja.
I dyshuari i armatosur fillimisht kishte kërcënuar punëtoren e barnatores dhe më pas ka grabitur 200 euro nga arka.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gustav Majer”, në Prishtinë rreth orës 19:22./GazetaSinjali/