image Grabitet një barnatore në Fushë Kosovë

Kosovë

Raport/ Grabitet një barnatore në Fushë Kosovë

news image

Në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës është grabitur një barnatore.

Policia njofton se janë vjedhur barëra si dhe para të gatshme.

“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka informuar se persona të pa njohur kanë hapur me forcë derën e barnatores së tij dhe nga aty kanë vjedhur barëra në vlerë të konsiderueshme, si dhe para të gatshme  në euro”, thuhet në njoftimin e policisë

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/