image Grabitet në mes të rrugës një person në Shtime

Siguri

Grabitet në mes të rrugës një person në Shtime

news image

Rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve po rriten dita-ditës në vend. Përveç bizneseve dhe objekteve të banimit, pre e hajnave po janë edhe qytetarët.

Pre e një grabitje të tillë dje ka qenë edhe një qytetar në Shtime.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se ai është sulmuar nga dy persona të panjohur, të cilët më pas ia kanë marrë me forcë kuletën, në të cilën ai thotë se i ka pasur 350 euro para të gatshme.

Sinjali mëson se ai kishte qenë duke ecur në këmbë në rrugën “14 Dhjetori” në këtë qytet kur ka ndodhur rasti.

Për shkak të lëndimeve që i ka marrë nga të dyshuarit, qytetari ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka arritur që t’i kapë t’i identifikojë ose arrestojë dy të dyshuarit./Gazeta Sinjali/