image Grabitën tre mijë euro në një lokal në Pejë, arrestohen katër të dyshuar

Siguri

Grabitën tre mijë euro në një lokal në Pejë, arrestohen katër të dyshuar

news image

Numri i grabitjeve është shtuar, duke rritur edhe pasigurinë e njerëzve dhe lokaleve që shpesh janë cak i tyre. Një rasti i grabitjes ka ndodhur në Pejë më 1 mars, mirëpo deri sot përgjegjësit kanë qenë të lirë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo grabitje ka ndodhur në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë rreth orës 22:20, njofton Policia.

Si ndodhi grabitja?

Siç njofton Policia të dyshuarit kanë qenë të maskuar dhe kanë hyrë në zyrën e lokalit, ku nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur viktimës rreth 3 mijë euro.

Pasi kanë dalë, atyre iu janë bashkuar edhe dy persona tjerë të maskuar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Pas një jave, Policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë katër të dyshuarit, dy prej të cilëve janë të mitur.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa ndaj dy personave të mitur është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

/GazetaSinjali/