Arsenali ka triumfuar në duelin ndaj PSV-së, që i përkiste xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Evropës, duke e mposhtur ekipin holandez me rezultat minimal 1-0.
‘Gunners’ kanë fituar me golin e vetëm të Granit Xhakës, të shënuar në minutën e 70-të.
Ky gol i Xhakës ka bërë që Arsenali me këtë fitore të sigurojë kualifikimin në grupin A, duke qëndruar tani si lider me 12 pikë, me 4 fitore nga 4 të mundshme, e pasuar nga PSV që qëndron e dyta me 7 pikë, gjersa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fazën përmbyllëse të grupeve.
Arsenali ka qenë në formë të pabesueshme këtë sezon deri më tani, duke fituar 13 nga 14 duelet në të gjitha garat, me humbjen e vetme të shkaktuar nga Manchester United.