Ka përfunduar pjesa e parë e duelit mes Kosovës e Gjeorgjisë që po luhet në “Fadil Vokrri”.
Rezultati është i barabartë pas 45 minutave të para 1-1.
Dardanët e nisën më mirë ndeshjen duke u munduar që të gjenin golin e epërsisë.
Megjithatë, ishtin gjeorgjinët që kaluan në epërsi në min e 11′ përmes Tornike Okriashvili.
Portieri Aro Muric bëri një gabim amatoresk duke e lëshuar topin nga dora e Okriashvili e shfrytëzoi këtë për ti dhënë avantazhin ekipit të tij.
Kosova vazhdoi me disa sulme, dhe e patën posedimin e topit.
Në fund të pjesës së parë njëri nga futbollistët gjeorgjianë luajti me dorë në 16-metërshit dhe referi polak akordoi në pikën e bardhë.
Ishte Vedat Muriqi më pas që u tregua i saktë për të barazuar rezultatin më min e 45′ 1-1.