image Golf 2 i ngarkuar me rimorkio vozit pa drita sinjalizuese në magjistralen Gjakovë-Klinë

Sinjalizime

Golf 2 i ngarkuar me rimorkio vozit pa drita sinjalizuese në magjistralen Gjakovë-Klinë

news image

Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, sonte një vozitës nuk i kishte ndezur dritat as në mbrëmje, madje ai kishte të ngarkuar veturën edhe me rimorkio.

Sipas sinjalizuesit, i cili i ka dërguar pamjet në adresë të Sinjalit, ka shkruar se shoferi i veturës së tipit Golf 2 rimorkion e kishte mbingarkuar me ushqim për kafshë.

Vetura po qarkullonte në magjistralen Gjakovë-Klinë, ku nga pamjet shihet se nuk ka të ndezur dritat, mirëpo as rimorkio ndonjë shenjë sinjalizuese./GazetaSinjali/