Këngëtari nga Presheva, Arian Agushi, i njohur me nofkën Gold AG, pritet të bëhet baba për herë të parë.
Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra, të cilët dolën së bashku në publik për herë të parë në qershor të këtij viti, duket se kanë planifikuar rritjen e familjes së tyre.
Të paktën kështu ka ‘zbuluar’ një kolege e gruas së këngëtarit, në një koment në fotografinë e saj nga pushimet në bregdetin turk.
“Një nënë e ardhshme mahnitëse”, ka shkruar ajo duke i bashkëngjitur një zemër komentit.
Këtë dyshim e forcon më shumë fakti që Ermira e ka mbuluar barkun me një çantë plazhi.
Sidoqoftë, për ta kuptuar me saktësi një gjë e tillë, adhuruesit e këngëtarit po presin një konfirmim nga çifti./Gazeta Sinjali/