Mirlind Daku po kalon një formë fenomenale në këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.
Daku ka shënuar gjithsej 19-të gola në 13-të paraqitje duke lënë shumë prapa tij golashënuesit e tjerë në Superligë, shkruan Sinjali Sportiv.
Pas Mirlindit, golashënuesit tjerë më të mirë janë: Ermal Krasniqi dhe Otto John me vetëm nga gjashtë gola.
Shtatëlarti i Ballkanit po monitorohet nga shumë ekipe në Evropë dhe ka qenë i ftuar nga Challandes për ndeshjet e fundit me Përfaqësuesen e Kosovës.