image Goditi brutalisht një qen, polici britanik shkarkohet nga puna

Botë

Goditi brutalisht një qen, polici britanik shkarkohet nga puna

news image

Një oficer policie në Britani është kapur nga kamerat duke goditur me grusht qenushin e tij një muajsh dhe është pushuar nga puna.

Polici Martin Dunn ishte duke punuar në departamentin e operacioneve speciale të policisë së Mançesterit kur u filmua duke goditur vazhdimisht një qenush në mars 2021.

Ngjarja u filmua dhe u shpërnda kudo në rrjetet sociale, ndërsa ngjarja u raportua zyrtarisht në polici e cila nisi hetimet.

Në videon tronditëse, e cila duket se është regjistruar nga një fqinj, një burrë mund të dëgjohet duke bërtitur brenda një shtëpie përpara se Dunn të fillojë të godasë qenin.

/GazetaSinjali/