Ka ndërruar jetë në spital Shpresa Baka, e cila u qellua me armë zjarri mbrëmë në Fushë-Krujë.
Hallë e nip u qëlluan me armë zjarri para banesës së tyre në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.
Sipas medieve shqiptare dy të plagosurit janë identifikuar si Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka e cila ndërroi jetë pas dërgimit në Spitalin e Traumës.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve. /Gazeta Sinjali/