image Goditen katër këmbësorë, tre në Prizren e një në Kaçanik

Siguri

Goditen katër këmbësorë, tre në Prizren e një në Kaçanik

news image

Dje rreth orës 17:00 kanë ndodhur dy aksidente trafiku me të lënduar, njëri në Prizren dhe tjetri në Kaçanik, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, dje në rrugën “Wesly Clark” në Prizren, një person derisa ishte duke drejtuar automjetin, nuk përshtati shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe si pasojë goditi tre persona.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Kurse, në fshatin Kovaçec të Kaçanikut, një person deri sa e drejtonte veturën e tij, si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, goditi një këmbësor.

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

/Gazeta Sinjali/