Përveç rasteve të dhunës në familje, shumë herë në Polici raportohen edhe ngarjet kur fëmijët keqtrajtohen apo braktisen nga prindërit.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur edhe dje në Prishtinë. Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se një nënë ka goditur vajzën e saj derisa ishte në veturë me të.
Këto burime bënë me dije se deri te sulmi kishte ardhur pasi fëmija i saj ia kërkonte telefonin, ndërsa ajo nuk ia kishte dhënë.
Ndaj nënës është hapur rasti si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
E gjithë ngjarja sipas burimeve të Sinjalit ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” të kryeqytetit, rreth orëve të mëngjesit.