image Gloria Isabel Ramirez Rios, ambasadorja e parë e Kolumbisë në Kosovë

Kosovë

Gloria Isabel Ramirez Rios, ambasadorja e parë e Kolumbisë në Kosovë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Kolumbisë në Romë, Gloria Isabel Ramirez Rios, e cila do të shërbejë si ambasadore jorezidente në Kosovë.

Në takimin me ambasadoren, Osmani ia uroi emërimin si e para ambasadore e këtij vendi në Kosovë. Ajo e ritheksoi se Kolumbia është njëra ndër vendet e para e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Kolumbisë ndaj vendit tonë dhe u shpreh e lumtur që raportet e mira në këtë vend po thellohen dita-ditës.

Kolumbia është njëra ndër vendet e para e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që atëherë ajo ka qenë përkrah nesh në synimet për konsolidim të shtetësisë së Kosovës”, tha presidentja Osmani.

Presidentja i kërkoi ambasadores Ramirez Rios, që vendi i saj të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Anëtarësimi i vendit në organizata ndërkombëtare për ne nuk nënkuptojnë vetëm forcim të shtetësisë, por më shumë siguri dhe më shumë mundësi për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë”.

Ambasadorja e Kolumbisë, Gloria Isabel Ramirez Rios, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona. Ajo gjithashtu ritheksoi se Kolumbia do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës në të gjitha iniciativat ndërkombëtare.

Presidentja e vendit ia ka përcjellë ambasadores Ramirez Rios dëshirën e saj për ta mirëpritur në Kosovë presidentin e Kolumbisë./Gazeta Sinjali/