image Messi: Martinez është një fenomen, të fokusohemi për finalen ndaj Brazilit

Futboll

Messi: Martinez është një fenomen, të fokusohemi për finalen ndaj Brazilit

news image

Argjentina siguroi një kualifikim drithërues në finalen e Kupës së Amerikës. Kombëtarja albiceleste i mbylli 90 minutat dhe kohën shtesë ndaj Kolumbisë në barazim 1-1, transmeton Sinjali Sport.

Leo Messi me shokë u treguan më të saktë se kundërshtarët nga goditje e penalltive, por heroi i vërtetë ishte Emiliano Martinez.

Portieri i Aston Villa priti tre penallti dhe kualifikoi kombëtaren e tij në finalen e madhe të 11 korrikut, aty ku do të shijojmë klasiken Argjentinë-Brazil.

Leo Messi e festoi shumë kualifikimin e vuajtur dhe nuk i kursen elozhet për portierin 28-vjeçar dhe shokët e skuadrës.

“Ky grup është treguar i fortë që në edicionin e kaluar të Kupës së Amerikës, duke dhuruar një imazh të mirë të Argjentinës. Tani jemi në finale. Ishte e vështirë, por e merituam kualifikimin, pasi e kërkuam atë me insistim.

Kishte momente që vuajtëm, por kemi Emiliano Martinez, i cili është një fenomen. Vumë bast të gjithë tek ai. E arritëm objektivin për t’i luajtur të gjithë ndeshjet e turneut, tani të fokusohemi për të fituar finalen ne Brazilin“, theksoi ylli i Argjentinës. /Gazeta Sinjali Sporti/