image Argjentina e Kolumbia takohen në gjysmëfinale të Copa Americas, fituesin e pret Brazili në finale

Futboll

Argjentina e Kolumbia takohen në gjysmëfinale të Copa Americas, fituesin e pret Brazili në finale

news image

Argjentina dhe Kolumbia janë gati për duelin gjysmëfinal të Kupës së Amerikës, transmeton Sinjali Sport.

Dy kombëtaret do të përballen me njëra-tjetrën të mërkurën (03:00 me orën tonë) në “Estadio Nacional de Brasiília” të Brazilit.

Kush fiton do të gjejë Brazilin e Neymar në finale, pasi dje e eliminoi Perunë me rezultat minimal 1-0.

Juan Cuadrado, një nga “senatorët” e Kolumbisë bën thirrje që të mos fokusohet gjithçka te Leo Messi. “Pleshti” është gjenial, por Argjentina ka edhe lojtarë të tjerë të frikshëm.

“Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson Leo Messi, por nuk është vetëm ai. Argjentina ka lojtarë të ndryshëm që mund të na dëmtojnë. Gjithsesi, ne nuk do e tradhtojmë stilin tonë të lojës.

Nëse e qarkullojmë mirë topin, atëherë do kemi shumë mundësi për t’u bërë të rrezikshëm.

Është si një finale, objektivi ynë i madh është kalimi në Maracana. Jemi të mbushur me entuziazëm dhe besim“, thekson lojtari i Juventusit. /Gazeta Sinjali Sporti/