image Glauk Konjufca sërish probleme me profilet ‘fake’ në Twitter, reagon në Facebook

Postim/ Glauk Konjufca sërish probleme me profilet ‘fake’ në Twitter, reagon në Facebook

news image

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar për llogaritë në Twitter që po hapen në emër të tij duke shpërndarë lajme të rreme.

Konjufca ka shkruar në Facebook se nuk ka Twitter dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e atyre postimeve.

Reagimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në twitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura. /Gazeta Sinjali/