Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi se nuk ka nevojë për masa të reja për paralndalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit, në një kohë kur mjafton që të respektohen ato që janë.
Në një deklaratë për mediat Conte pohoi se për vendimet e ndërmarra nga qeveria javën që shkoi në kuadër të forcimit të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duhet të priten dhe disa javë për të parë rezultatet.
Mes të tjerash Conte bëri me dije se lejohen aktivitetet me motor, por jo në një pistë me persona të tjerë, shkruan Tgcom.
Në Itali deri më tani janë shënuar 1809 dhe mbi 20 mijë të prekur, ndërkohë që gjysma e vdekjeve në Europë janë shënuar në Lombardi. /Gazeta Sinjali/