Ballkani është duke u bërë gati për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Therandasit e nisën me humbje kampanjën e dytë në fazën e grupeve nga Viktoria Plzen, ndërsa këtë të enjte do ta presin gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00.
Dinamo Zagreb vije në kryeqytetin e Kosovës pas fitores në ndeshjen e parë, ndaj Astanas.
UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.
Atilla Karaoglan do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Ceyhun Sesiguzel dhe Cevdet Komurcuoglu.
Çagdas Altay është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
Hakan Ceylan do të jetë në dhomën e VAR-it, bashkë me ndihmësin e tij Koray Gençerler.