image Gjyqtari kosovar kërkon të blejë bileta 'në të zezë'

Futboll

Kosovë/ Gjyqtari kosovar kërkon të blejë bileta ‘në të zezë’

news image

Ekipe dhe kombëtare të mëdha të futbollit ndërkombëtar janë ndeshur nën referimin e gjyqtarit kosovar, Besfort Kasumi. Ai ka referuar dhjetëra ndeshje ndërkombëtare që prej kur është certifikuar nga UEFA.

Megjithatë, Kasumi nuk ia ka dalë që ta mbajë çiltërsinë dhe nderin e gjyqtarit që ndanë drejtësinë tani edhe në futbollin e huaj, shkruan Sinjali.

Përmes Facebook-ut, ai ka kërkuar të blejë dy bileta për ndeshjen e Kosovës me Çekinë.

“A ka nja kush mi shit 2 bileta për lojë Kosova vs Qekia”, ka shkruar gjyqtari kosovar.

Tregu i zi i shitjes së biletave është prej problemeve më të mëdha të Federatës së Futbollit të Kosovës. Për ironi, në këtë treg ka vendosur të kontribuojë edhe gjyqtari kosovar, Besfort Kasumi.

Në tregun e zi, biletat shiten shumfishë më shtrenjtë. /Sinjali