Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ‘gjykim të shkurtuar’ të Selami Simsek, i arrestuar në Rinas me vizë false kanadeze.
Ndërsa u vendosse seanca për pretencën ndaj Simsek, i cili në shtetin turk akuzohet se është pjesë e Lëvizjes Gylen, do të zhvillohet më 27 janar, u vu re se në sallë pati edhe përfaqësues të ambasadës turke.
Kujtojmë se në 1 janar, policia shqiptare deportoi drejt Turqisë mësuesin dhe mikun e Selami Simsek, Harun Çelik.
Lëvizja e tij ngjalli shumë debate dhe reagime negative për mënyrën se si u zhvillua operacioni dhe ekstradimi i tij drejt shtetit që e akuzon si gylenist.