Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që të paguhet rryma e katër komunave në veri për periudhën kohore 2012-2017, pas ankesës së Avokatit të Popullit.
Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i të paditurit, Zyra e Rregullatorit për Energji në Prishtinë, nr.V_399_2012 i dt.06.02.2021 dhe detyrohet i padituri, Zyra e Rregullatorit për Energji në Prishtinë, që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë Sh.A (KEDS) në Prishtinë, që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, dhe atë që për periudhën kohore dt.06.02.2012 e deri më dt.20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës”, thuhet në vendim.