Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në lokacione të ndryshme në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
ZPS-ja përmes një njoftimi drejtuar mediave, ka njoftuar se aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Sinjali/