image Gjykata nxjerrë urdhëresë për ta dërguar me forcë në seancë ministrin Sveçla

Drejtësi

Gjykata nxjerrë urdhëresë për ta dërguar me forcë në seancë ministrin Sveçla

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Agron Kabashit në seancë.

Xhelal Sveçla, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj akuzohen se në qershor të vitit 2013 kishin gjuajtur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit e mjete piroteknike në drejtim të policëve, duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore katër pjesëtarëve të Policisë.

Vendimi për urdhëresën e mori gjykatësi i rastit, pasi Sveçla e Kabashi nuk e kishin arsyetuar mungesën e tyre pasi ishin ftuar në mënyrë të rregullt nga Gjykata, raporton Betimi për Drejtësi.

/GazetaSinjali/