image Gjykata në Serbi merr vendim për kosovarin e arrestuar që po dyshohet për krime lufte

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata në Serbi merr vendim për kosovarin e arrestuar që po dyshohet për krime lufte

news image

Autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë marrë vendim për shtetasin nga Kosova, Nezir Mehmetajn që të mbetet në paraburgim për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raporton Tanjug,  Gjykata në Beograd i ka caktuar masën prej 48 orë paraburgim për mërgimtarin nga Kosova i cili po dyshohet për krime lufte.

Ndryshe, i arrestuari, Neziri ka afro 30 vite që jeton në Zvicër. Ai kishte ardhur në Kosovë për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë.

Në Serbi kishte shkuar për shkak të disa analizave që ishte duke i bërë nëna e tij./Gazeta Sinjali/