Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për tre të akuzuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Gjykatës të pandehurit janë Sh.N, L.O dhe S.N.
Ata janë shpallur fajtorë për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
I pandehuri S.N, sipas gjykatës, është fajtor edhe për penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve“.
Ndaj të pandehurve Sh.N dhe L.O është shqiptuar dënim me burgim prej katër vitesh si dhe dënim me gjobë prej 3000 euro për secilin veç e veç.
Ndaj të pandehurit S.N është shqiptuar dënim me burgim prej katër vitesh dhe dënim me gjobë prej 3000 euro.
“Të pandehurit detyrohen që të paguajnë shpenzimet në lartësi prej nga 200 euro secili veç e veç si dhe në emër të fondit për kompozimin e fondit për viktimat e krimit shumën prej nga 50 euro, secili veç e veç“, thuhet në njoftimin e Gjykatës.