image Gjykata në Kosovë e kërkon aktivistin e VV-së, Drin Zatriqin, akuzohet për shitje të drogës

Kosovë

Urdhëresë/ Gjykata në Kosovë e kërkon aktivistin e VV-së, Drin Zatriqin, akuzohet për shitje të drogës

news image

Aktivisitit të Lëvizjes Vetëvendosje, Drin Zatriqit, i ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Ferizajt për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, ndërsa Gjykata Themelore në Ferizaj po e kërkon atë. Për këtë, kjo gjykatë ka urdhëruar lëshimin e urdhër-rreshtimit për Zatriqin, raporton Gazeta Sinjali.

Urdhëresa të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali përmes një burimi, thekson se aktakuza ndaj tij është ngritur më 24 nëntor të vitit 2011.

Gjykata Themelore në Ferizaj, kishte caktuar seancë gjyqësore për të akuzuarin, por ky i fundit nuk është paraqitur në mënyrë të rregullt për shkak se nga fletëkthesa për dorëzim personal, është konstatuar se i njejti ndodhet jashtë Kosovës.

Ndaj Drin Zatriqit, në shtator të vitit të kaluar është lëshuar urdhëresë për letër-rreshtim qëndror, pasi i ai nuk ndodhet në Kosovë. Sipas këtij dokumenti, në momentin që Zatriqi do të futet në Kosovë, ai do të shoqërohet nga Policia për në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Sipas një memorandumi zyrtar të Policisë së Kosovës, është konfirmuar se i akuzuari Drin Zatriqi gjendet në SHBA.

Kështu, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka vendosur që posa i pandehuri të sigurohet që ndodhet në Kosovë të arrestohet dhe të shoqërohet në zyrat e kësaj Gjykate.

Drin Zatriqi, sa ishte në Kosovë, vite më parë ka qenë menaxher i disa këngëtarëve të estradës, ndërkaq së fundi nga SHBA-ja është aktivizuar politikisht në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje./ Gazeta Sinjali/